Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka uruar sot qytetarët e Podujevës me rastin e Festën e Vitit të Ri duke uruar një vit me dashuri, mbarësi dhe paqe.
Veliu, vitin paraprakë e ka konsideruar si vit të suksesshëm në realizimin e objektivave të cilat kanë të bëjnë me investime në ngritjen e cilësisë së jetës, standardit dhe mirëqenies së përgjithshme.

Ndërsa për vitin 2016 tha se “me angazhim dhe përkushtim, do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e projekteve për zhvillimin e gjithmbarshëm, për jetë më të mirë për çdo qytetar të Komunës sonë.”

Ai gjithashtu apeloi qytetarët që të festojnë pa të shtëna armësh dhe me kujdes gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike në ndërrimin e moteve.

 

Ja dhe urimi i plotë i kryetarit Veliu:

 

Qytetarë të nderuar,

Kam privilegjin e nderin, që në cilësinë e kryetarit të Komunës, t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta për Vitin e Ri.

Po përmbyllim edhe një vit të suksesshëm në realizimin e objektivave tona, në të gjitha planet, të cilat kanë të bëjnë me investime në ngritjen e cilësisë së jetës, standardit dhe mirëqenies së përgjithshme.

Edhe gjatë vitit 2016, me angazhim dhe përkushtim, do të vazhdojmë  bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e projekteve për zhvillimin e gjithmbarshëm, për jetë më të mirë për çdo qytetar të Komunës sonë.

Apeloj tek të gjithë qytetarët që të festojnë pa të shtëna armësh dhe me kujdes gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike në ndërrimin e moteve.

Uroj që viti 2016 t’i përmbushë të gjitha pritjet tuaja, t’ju sjellë ju dhe familjeve tuaja dashuri, mbarësi dhe paqe.   

Gëzuar Viti i Ri 2016!