Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, në një konferencë që ka mbajtur sot ka thënë se viti 2015 për Komunën e Podujevës ishte vit i suksesshëm. Ai ne këtë konferecë foli për punët, të arriturat dhe sukseset e kësaj komune.

Ai tha se Komuna e Podujevës gjatë vitit 2015 kishte një buxhet prej 18 milion e 600 mijë euro, shumë nga e cila u realizuan disa nga projektet e planifikuara.

“Komuna e Podujevës ka një buxhet prej 18 milion e 600 mijë euro, investime kapitale 5,2 milion, subvencione 690,000 mijë euro, kurse paga, meditje dhe shpenzime tjera operative më tepër se 11 milion”, ka thënë Veliu.

Veliu po ashtu foli edhe për projekte tjera në fusha të ndryshme si ajo infrastukturës rrugore, arsim, shëndetësi, bujqësi, blegtori si dhe rregullim të kolëktorëve.

Për më shumë ja videoja që Llapi.info u sjell nga konferenca: