Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi kanë vizituar punimet në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës Podujevë – Sfeçël – Shajkoc, njofton Llapi.info.
Me këtë rast, Veliu në një postim në rrjetin social Facebook ka deklaruar se realizimi i projektit, do të ndikojë edhe në rritjen e sigurisë për qytetarët e kësaj ane.
“Sot vizitova punimet në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës Podujevë – Sfeçël – Shajkoc, ku është përfshirë edhe kryqëzimi i rrezikshëm në këtë rrugë. Realizimi i projektit, përveç në lëvizjen e lirë, do të ndikojë edhe në rritjen e sigurisë për qytetarët e kësaj ane”, ka shkruar ai sipër fotografive të publikuara./Llapi.info