Valmir Veliu nga Podujeva, futbollit i Shkollës së Futbollit “Liridoni” është vlerësuar pozitivisht gjatë provave në SV Grodig në Austri, njofton Llapi.info. Ai ka marrë lavdata nga përgjegjësi kryesor për gjenerata të reja në SV Grodig, Gerhard Griessner.

Griessner ka rekomanduar që Veliu të ketë trainingje dhe ngjeshje gjatë muajit gusht ose nëntor në SV Grodig, thuhet në faqën zyrtare në Facebook të Shkollës së Futbollit “Liridoni”.

Trajnerët e Sh.F. “Liridoni”, Fisnik Thaqi dhe Bahri Osmani kanë thënë se janë të motivuar për rekomandimin që ekipi austriak u ka dhënë, që të vazhdojnë të dërgojnë edhe lojtarë tjerë të talentuar në SV Grodig.

Ata kanë inkurajuar futbollistët e gjeneratave të reja që të punojnë sa më shumë në mënyrë që t’i arrijnë synimet e tyre.

Llapi.info ditë më parë kishte raportuar për shkuarjen e Veliut në Austri./Llapi.info

valmir