Vëllai i Armela Segashit nga Podujeva e cila humbi jetën nga sulmi që ndodhi të premtën në një qendër tregtare të Mynihut, Arbnor Segashi, ka falenderuar të gjitha ata që po i qëndrojnë pranë familjës së tij në këto ditë të vështira, transmeton Llapi.info.

Segashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ai dhe familja e tij i falenderojnë të gjithë ata që po solidarizohen me dhimbjen e familjes së tyre, mirëpo përkundër kësaj ai ka  shkruar që të ndalen donacionet dhe të injorohen apelimet për ndihmë që vinë në emër të familjes së tyre.

Kërkoj nga ju që të injoroni thirrjet për ndihmë

Unë do të doja t’ju falenderoja secilin për përpjekjet për të na ndihmuar,që  dëshironi të na ndihmoni  e që keni ndihmuar deri tani.

Një shumë e madhe e këtyre donacioneve do të shkojë për fëmijët nevojtarë

Ju lutem t’i ndalni donacionet.

Me kemi mjete financiare për të transportuar motrën në shtëpi për varrim

Unë e di që ju dëshironi të na mbështetsni dhe t’a bënë këtë më të lehtë për ne mirëpo as paratë e botës nuk na ndihmojnë neve tani.

Ne kemi nevojë për ju

Për dhembëshurinë dhe forcën tuaj

Motra ime do t’a donte këtë

Ju falenderoj për mirëkuptim”- ka shkruar Segashi./Llapi.info