Vëllai i ish prokurorit Elez Blakaj, Besniku ka thënë se populli duhet të jetë i kujdesshëm dhe gjykues i mirë ndaj ngjarjeve të fundit që lakohen me emrin e vëllaut të tij.
Besnik Blakaj ka thënë se në adresë të familjes së tyre nuk ka patur ndonjë kërcënim.
“Nuk kemi patur ende asnjë kërcënim, edhe pse deklaratat e Demaliajt kishin tone kërcënimi. Por, kjo punë nuk na brengos fare. Mendoj që këto veprime nuk i konvenojnë askujt, e më së paku gjendjes në Kosovë”, u shpreh ai.
Në një prononcim për Indeksonline, Besniku ka thënë se populli duhet të jetë i kujdesshëm për veprimet që sipas tij po vrasin drejtësinë në vend.
“Populli duhet të jetë i kujdesshëm e i matur, gjykues i mirë për këto veprime që po vrasin drejtësinë në vend. Ne si familje kemi respekt të madh për veteranët e vërtetë të UÇK-së”, ka thënë Besnik Blakaj.
Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj deklaroi të hënën se prokurori Elez Blakaj duhet të ndiqet penalisht nga institucionet kosovare të drejtësisë për shkak të, siç tha ai, degradimit të veteranëve të vërtetë të luftës. Në të tkundërtën, Demaliaj deklaroi se “do ta zgjidh privatisht” punën me Blakajn.
Elez Blakaj pati dhënë dorëheqje nga pozita e prokurorit rreth dy javë më parë