Vëllai i heroit kombëtar Zahir Pajaziti, Agim Pajaziti në ceremoninë e varrimit të eshtrave të vëllait të tij në kompleksin memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan, ka falënderuar ish- kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj idea e të cilit ishte që ndërtohej ky kompleks, shkruan Llapi.info.

Ai i ka dëshiruar kthim sa më të shpejtë në Kosovë i cili sipas tij, po mbahet padrejtësisht.

“Ky kompleks ky memorial, gurëthemeli i tij filloi më 2004. Idea e këtij memoriali e këtij memoriali këtij kompleksi ishte e komandantit, ish kryeministrit zotëri Haradinaj të cilin e përshëndesim nga këtu  dhe i themi se jemi me të i cili po mbahet padrejtësisht në Francë dhe i dëshirojmë kthim sa më të shpejtë në francë”, tha ai.

Ndërsa është shprehur krenarë për gjithë pjesëmarrësit që ishin në ceremoninë e varrimit.

“Kur ju shoh juve gjithë sot këtu gjithë ata që janë duke ardhur dhe nuk kanë mundur të mbërrinë këtu mund cka të them tjetër vec ndihem shumë krenar, shumë krenar. “, tha ai.

Më tej ai ka falënderuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, ish deputetin Latif Gashin, Bajrush Ibishin, mërgimtarët si dhe gjithë ata që kanë kontribuar në këtë projekt./Llapi.info