Barazimi i atyre që luftuan dhe i atyre që nuk ishin fare në Kosovë gjatë luftës, ka acaruar veteranët e Zonës Operative të Llapit. Ata, të shtunën janë mbledhur për të kërkuar shkarkimin e komisionit, që kanë publikuar listat e fundit.
Sipas tyre, ky komision nuk e ka kryer punën si duhet, por një faj të madh e kanë edhe vetë komandantët. Këto lista, sipas tyre, është dashur të rregulloheshin menjëherë pas lufte.
Organizatorët e këtij tubimi kanë pohuar se në këto lista figurojnë edhe emrat e dy vëllezërve të Komandant Remit, që sipas tyre në atë kohë ishin në Gjermani, raporton KTV.