Vëllezërit Enver dhe Naser Hoxha nga Podujeva kanë ndihmuar mbi 200 familje llapjane me pako ushqimore. Pakoja ka përmbajtur artikuj ushqimorë për festën e Bajramit me vlerë prej 20 eurosh.
Naser Hoxha, dentist në profesion, ka treguar për Llapi.info kategoritë e familjeve të cilat janë ndihmuar.
“Këto ndihma janë kontribut i tërë familjes. Jetimët, të varfërit dhe familjet e personave me nevoja të veçanta, kanë qenë përfitues të këtyre ndihmave”, ka thënë Hoxha.
Ai ka treguar se falë ndihmës së imamëve është bërë përzgjedhje shumë e mirë e familjeve të cilat janë ndihmuar.
Po ashtu, Hoxha ka treguar se përveç familjeve që ndihmohen çdo vit, ata ndihmojnë edhe studentë me nga një bursë me vlerë prej 500 deri 600 euro në vit./Llapi.info