Komuna e Podujevës ndau një parcelë për varreza në fshatin Obrançë.

Por, ajo solli tensione ndërmjet vendasve dhe të ardhurve në këtë fshat. Të parët nuk po pranojnë që edhe të dytët të varrosin familjarët e vdekur në të njëjtin vend.