Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të kryhen punime në projekte intensive, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin deri në shtatë orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“NS 220/35/10 kV  do të ndërprehet: Dalja 10kV  FAN Zahir Pajaziti (kodi: 14000014 )  nga ora 09:00 deri në ora  16:00.

Vendet: FAN Zahir Pajaziti, Letanc te Rexha, Smajlovit, Bajqinë, Kërpimeh, Repë, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylevicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull, Zakutë, Metehi dhe Dobërdol.

Arsyeja: Pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni”, thuhet në njoftim të KEDS-it./Llapi.info