KEDS-i ka njoftuar se nesër do të kryhen punime në projekte intensive, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“Nga NS 35/10 kV Batllava do të ndërprehet: Dalja 10 kV Orllani (kodi: 14015002 ) nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2, Orllani, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, bartje dhe ngritje e shtyllave 10kV tek Përroi”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info