KEDS-i ka njoftuar se nesër dhe pasnesër në disa vende të Podujevës do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të sigurimit të sistemit, raporton Llapi.info.
Në njoftimin e lëshuar nga Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS tregohet edhe sa do të zgjasin këto reduktime.
Sipas KEDS-it, nesër pa rrymë do të mbesin:
“Në TS 35/10kV Batllava do të ndërprehet: Dalja 10kV Batllava (Kodi: 14015001), prej orës 08:30 – 09:30 dhe prej orës 16:30 -17:30.
Vendet: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga.
Arsyeja: Energjizimin e trafostacionit te fabrika.
Në TS 35/10kV Batllava do të ndërprehet: TS 10/04kV Eco Fruits (Kodi: 14015001040) prej orës 08:30 – 17:30.
Vendet: Salih Statovci Eco Fruits.
Arsyeja: Energjizimin e trafostacionit te fabrika.
Në TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: TS 10/04kV Sfeqel Visoka (Kodi: 14000008050) prej orës 09:00 – 12:00 dhe prej orës 13:00-16:00.
Vendet: Sfeqla- Visokët.
Arsyeja: Shtrirja e kabllos”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Kurse, pasnesër pa energji elektrike do të mbesin këto vende:
“TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Ballovc (Kodi: 14000008) prej orës 09:00 deri ne ora 13:00.
Vendet: Surkish, Lladofc, Sfeqël, Dumosh, Shajkovc, Surdull, Herticë, Rakinicë dhe Turuqicë.
Arsyeja: Zhvendosja e transformatorit ekzistues në lokacionin e ri.
TS 35/10 kV Batllava do të ndërprehet: Dalja 10 kV Batllava (Kodi: 14015001) prej orës 08:30 deri ne ora 12:00.
Vendet: Batllavë, Gërdovc, Bellopojë dhe Llugë.
Aryseja: Energjizimi i ormanit 0.4 kV”, përfundon njoftimi.
Ndërkaq, pa energji elektrike kanë mbetur disa pjesë të Podujevës edhe gjatë ditës së sotme, duke përshirë edhe qytetin./Llapi.info