KEDS-i ka njoftuar se nesër në disa vende të Podujevës do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të disa punimeve, raporton Llapi.info.
Në njoftimin e lëshuar nga Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS tregohet edhe sa do të zgjasin këto reduktime.
Sipas KEDS-it, të mërkurën pa rrymë deri në 6 orë do të mbesin:
“Në NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Fshatrat 2 (Kodi: 14000010) Prej orës 10:00 deri ne ora 16:00.
Vendet: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.
Arsyeja: Pastrimi i trasesë nga drunjët, evitimi i rrezikut, ndërrimi i izolatorëve, shtrëngimi i përçuesëve, përforcimi i shtyllave etj”, thuhet në njoftim./Llapi.info