Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ka publikuar orarin më të ri të reduktimeve në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja.

“Nga NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Fshatrat 2 ( Kodi: 14000010) nga ora 10:00 deri në ora 16:00min.

Vendet: Fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Pastrimi i trasesë dhe mirëmbajtje preventive; ndërrimi i shtyllave, izolatorëve dhe shtrëngimi i përçuesve”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Llapi.info