KEDS-i ka njoftuar se të mërkurën në disa vende të Podujevës do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të sigurimit të sistemit, raporton Llapi.info.
Në njoftimin e lëshuar nga Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS tregohet edhe sa do të zgjasin këto reduktime.
Sipas KEDS-it, pa rrymë do të mbesin:
“Në TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet: TS 10/0.4 kV Vasharishta (Te Zena) (Kodi:14000004019) prej orës 08:00 –16:00.
Vendet: rr.Bedri Bajrami, rr.Ali Ajeti, rr.Dardania, rr. Fahri Fazliu, rr. Zahir Pajaziti (një pjesë), rr.Agron Rrahmani (një pjesë).
Arsyeja: Punime investive në kuadër të projektit Lot 9-Hoxhovitë 1/1”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
“Në TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Fshatrat 2 (Kodi:140000010) prej orës 10:00 – 14:00.
Vendet: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë. Arsyeja: Punime investive në kuadër të projektit Lot 14, ngritja e shtyllave.
Në TS 35/10 kV Batllava do të ndërprehet: Dalja 10 kV Batllava (Kodi:14015001) prej orës 10:00 – 14:00.
Vendet: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga.
Arsyeja: Punime investive për projektin “Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2019″.
Në TS 35/10 kV Koliq do të ndërprehet: Dalja 10 kV Sharbanët (Kodi:14016003) prej orës 10:00 – 16:00.
Vendet: TS Halabak, TS Dyzi 1 dhe 2, TS Tërrnavë dhe TS Bellopojë 1,2,3,4 TS Private (Bellopojë).
Arsyeja: Punime investive për projektin “Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2019″.
Në TS 35/10 kV Besi do të ndërprehet: Dalja 10 kV Lluzhan (Kodi:10013011) prej orës 14:00 – 14:30.
Vendet: Lupçi i Poshtëm. Arsyeja: Ngritjen e shtyllave”, përfundon njoftimi i KEDS-it./Llapi.info