KEDS-i ka publikuar për orarin më të ri të reduktimeve dhe vendet që do të mbesin të shtunën pa rrymë në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja.
“Nga TS 220/35/10(20) kV Podujeva do të ndërpritet:
Dalja 10kV Fshatrat 1 (kodi 14000009) nga ora 10:00- 11:00.
Vendet: Sekiraqa, Poteret, Qershiat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2. Buricë, Gllamnik, Llapashticë e Ulët.
Arsyeja: Vendosja e ormanit TU”, ka njoftuar KEDS-i.
Ndërsa, nga ora 13:00 deri në orën 15:00, pa rrymë do të mbesin: Dalja 10kV Lluzhani dhe Lupçi i Poshtëm.
Arsyeja: Shtrirja e përçuesve të LP 10(20)kV për LP të ri, pasi që kryqëzohet LP i vjetër me LP e ri.