KEDS-i ka njoftuar se nesër në disa vende të Podujevës do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të sigurimit të sistemit, raporton Llapi.info.

Sipas KEDS-it, pa rrymë do të mbesin:

“TS 35/10kV Batllava do të ndërprehet: Dalja 10 kV Batllava (Kodi: 14015001) prej orës 08:30 – 09:00 si dhe 15:30-17:00

Vendet: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga.

TS 10/04kV NPT”ECO FRUITS (Kodi: 14015001040) do të ndërprehet : 08:30-17:00 Vendet: NPT”ECO FRUITS.

Arsyeja e nderprerjes: Vendosja e perçuesit te ri 10(20)kV në një segment të caktuar, që është paraparë me projektin investiv Lot 16 – Statofcet 2019”, thuhet në njoftim.

Duhet theksuar se me orë të tëra pa rrymë ka mbetur sot edhe një pjesë qendrës së qytetit të Podujevës./Llapi.info