KEDS-i ka njoftuar se nesër në disa vende të Podujevës do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të sigurimit të sistemit, raporton Llapi.info.

Në njoftimin e lëshuar nga Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS tregohet edhe sa do të zgjasin këto reduktime.

Sipas KEDS-it, të shtunën pa rrymë do të mbesin:

“Në NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet:

TS 10/0.4 kV Sfeqel Visoka ( (Kodi: 14000008050) prej orës 09:00-12:00 dhe 13:00-16:00 Vendet: Sfeqel, Lagja Visoka, Rr. Mahalla e Bejtullaheve

Arsyeja e ndërprerjes: Shtrirja e kabllos 0.4 kV në projektin Sfeqël- Visoka LOT 6″, thuhet në njoftim./Llapi.info