E mbështjellur me qese najloni dhe një batanije, shtatorja e heroit Ali Ajeti, është vendosur sot rreth orës 12:00 në “Bulevardin e Dëshmorëve” në qytetin e Podujevës, raporton Llapi.info.
Përveç policisë, të pranishëm ishin edhe një grup i vogël i qytetarëve të cilët nga kureshtja përcillnin nga afër vendosjen e shtatores.
Në fund të vendosjes së saj mbërritën edhe nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fatmir Gashi dhe bashkëpunëtorë të tjerë të tyre.
Kujtojmë se zbulimi i shtatores do të bëhet me rastin e shënimit të 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, në ora 12:00, në “Bulevardin e Dëshmorëve”/Llapi.info.