Disa vrima të dyshuara të cilat dyshohet se janë bërë nga arma e zjarrit, bëri që pronari i shtëpisë të lajmërojë policinë në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen “Veternik” në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.

Sipas policisë, ankuesi ka raportuar se në rrethana të pa njohura ka parë në shtëpinë e tij katër vrima që dyshohet se janë nga arma e zjarrit.

Policia nuk ka dhënë detaje për ndonjë person të dyshuar.

“Një predhë është konfiskuar nga Policia. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime”, thuhet në raportin policor.