Në ditën kur Kosova po feston Ditën e Evropës, në veri të Mitrovicës janë vendosur gjithandej fotografi të presidentit rus, Vlladimir Putin, si dhe flamuj të Rusisë.
Më së shumti imazhe të Putinit janë parë në vitrinat e zyrës së Bashkimit Evropian e cila u hap të hënën.
Klan Kosova ka pyetur autoritetet policore dhe të qeverisë lokale lidhur me këtë rast të veçantë nag të dyja palët kanë thënë se nuk e kanë idenë se kush i ka vendosur.
Kronikë nga Besnik Tahiri