Reshjet e shiut që po vazhdojnë edhe sot ju kanë shkaktuar probleme shumë banorëve të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Banorët e fshatit Bradash po kanë probleme me vërshimet. Njëra nga rrugët e këtij fshati e cila sipas banorëve ka tri ditë që është asfaltuar, pas reshjeve të shiut është në gjendje të palakmueshme.
Një lexues i Llapi.info ka dërguar disa fotografi të cilat mund t’i shihni më poshtë ku shihen banorët e këtij fshati duke u munduar të zgjidhin këtë problem./Llapi.info