Kryeparlamentari Kadri Veseli ka komentuar vendimin e komitetit LIBE për rekomandimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Ky është një lajm i merituar për qytetarët dhe një hap drejt vendimit final nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Ministrave të BE-së. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe ne presim që brenda këtij viti qytetarët tanë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen”, ka shkruar Veseli.