Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës ka lënë një boshllëk të madh në themelet e botës sonë të artit.

Veseli ka pohuar se kombi shqiptar ka humbur sot një nga figurat më të ndritura të muzikës, që rrallë herë lindin por që kujtohen përjetë.

“Ajo ishte shumë e lidhur me skenën dhe me publikun dhe dinte të linte gjurmë të pashlyeshme për këdo që e dëgjonte. Me talentin e saj magjik ajo ka frymëzuar breza të tërë me krenari kombëtare për folklorin tonë. Lamtumirë Nexhmije, e faleminderit për veprën që le pas”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.


Këngëtarja Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Ajo la prapa një karrierë të bujshme muzikore me qindra këngë që kanë ruajtur vlera dhe kanë lënë gjurmë në diskografinë e muzikës së mirëfilltë shqipe.

Kombi shqiptar humbi sot një nga figurat më tē ndritura të muzikës që rrallë herë lindin por që kujtohen përjetë. Ndarja…

Gepostet von Kadri Veseli am Freitag, 7. Februar 2020