Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli në ditën botërore të lirisë së medias ka thënë se zhvillimi i mediave është një histori suksesi në Kosovë, dhe ka shtuar se liria e plotë e tyre është tejet e rëndësishme. Ai ka thënë Kosova do ta mbrojë lirinë e shprehjes si një shtyllë të demokracisë.
“Zhvillimi i mediave në Kosovë është një histori suksesi dhe liria e plotë e tyre është tejet e rëndësishme. Kuvendi i Kosovës do të jetë përherë i hapur për gazetarët. Këto ditë, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe NDI, kemi hartuar edhe Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe publikut në punën e Kuvendit – e cila do të mundësojë rritjen e mëtejme të transparencës. Liria e Fjalës është një ndër shtyllat themelore të shoqërisë demokratike që synojmë të ndërtojmë. Këtë vlerë do ta mbrojmë e promovojmë”, ka shkruar Veseli në Facebook.