Kandidati i vetëm për Kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh edhe Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli tha se në aspektin e zhvillimit ekonomik Llapi është si me qenë 200 kilometra larg Prishtinës.

“Llapi ka jep shumë për Kosovën po në të njejtën kohë e kam një përshtypje që deri tani nuk ju ka jep ai shpërblimi meritues të cilin duhet me pas Llapi edhe llapjanët. Kur flas në këtë drejtim flas qoftë në fushën e zhvillimit ekonomik, Llapi është si me qenë 200 kilometra larg pej Prishtinës edhe nuk i ka as 40 kilometra.”- tha Veseli dje në takimin që pati me strukturat dhe simpatizantët e PDK-së në Podujevë.

Ndër të tjera Veseli theksoi se në Podujevë ka kapacitete për zhvillime ekonomike duke përmendur autostradën e cila do të kalojë përmes Podujevës dhe do të lidhë Kosovën me rajonin. Ai tha se Llapi mundet t’a shfrytëzojë kryqëzimin e kësaj autostrade e cila mund të jetë një qendër e zonës së fuqishme ekonomike për investime jo vetëm nga të huajit por edhe nga vet llapjanët./Llapi.info