Kryeparlamentari dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, dje ka marrë pjesë në debat me strukturat e degës së PDK-së dhe qytetarët e Podujevës, raporton Llapi.info.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i shoqëruar nga kryetari i degës së kësaj partie në këtë komunë Naim Fetahu, kanë folur para të pranishmëve për vizionin dhe rolin e PDK-së.

Për procesin e brendshëm zgjedhor, në një fjalim rasti kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se PDK ka treguar se si mund të zhvillohet një proces zgjedhor.

Duke folur për vizionin dhe rolin e PDK-së dhe Dekadës së Re, Veseli ka shtuar se pavarësisht se nuk fituar, PDK-ja ka bërë për Podujevën.

“Ne duhet të punojmë shumë për Podujevën, por edhe për Kosovën se njerëzit presin shumë nga ne. T’iu ofrojmë mundësi edhe këtyre njerëzve që ta na zgjedhin dhe besojnë. Duhet të punojmë më shumë, që Kosovën duhet ta bëjmë një mundësi për të jetuar, e këtë ka mundësi ta bëjë PDK-ja. Ky është besimi që ne kërkojmë nga qytetarët e Podujevës që të jen më të fuqishëm në konceptin e partisë tonë. PDK s’ka pasur mundësi që ta udhëheqë Podujevën asnjëherë deri më tani, por PDK-ja ka bërë për Podujevën gjatë këtyre dekadave”, ka deklaruar ai.

“Shumicën e këtyre investimeve kapitale që kanë ndodhur në Komunën e Podujevës janë qeverisjes së PDK-së, shumica absolute e tyre. Së bashku të punojmë më shumë për qytetarët tanë dhe t’i afrojmë ata afër vetës. Mos të lejojmë që njerëzit e mirë, njerëzit që kanë mundësi t’i japin më shumë Podujevës dhe Kosovës të kalojnë nëpër koncepte tjera të partive, e pastaj t’i zhgënjejnë ata…”, ka theksuar Veseli.

Kreu i PDK-së duke folur për gjendjen në të cilën tani ndodhet Komuna, ka thënë se nuk mund ta pranojë faktin që Podujeva është lënë në dorë të dikujt, që sipas tij, ka keqqeverisur për dy dekada.

“Unë si kryetar i PDK-së do t’i përkrahi fuqishëm të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, do i përkrahë çdo individ që ka dëshirë, synim e qëllim që në këtë vend mund të jetohet më mirë. Do t’i përkrahim ndërmarrësit e ri, fermerët, intelektualët, mjekët dhe të gjitha kategoritë që mund të japin kontribut dhe zhvillim. Do ta përkrahi çdo koncept që e çon përpara jo vetëm PDK-në, por për një Llap e cila është ma ndryshe. Nuk mund ta pranoj faktin dhe nuk do të pajtohem me gjithë ata që për dy dekada ja lënë Llapin dikujt që e keq-qeverisë, dikujt i cili e keqpërdorë pushtetin në Podujevë. Do të bëjë çdo gjë për ta përkrahur degën e PDK-së në Llap, në mënyrë që kjo parti ta merr fuqinë dhe autoritetin elektoral që të udhëheqë Llapin”, ka përfunduar fjalimin Veseli./Llapi.info