Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka cilësuar “vërejtje të lezetshme” kritikën që sot e mori nga deputeti i Vetëvendosjes që njëherit është edhe deputeti më i vjetër i kësaj legjislature, Adem Mikullovci.
“Kjo ishte vërejtja më e lezetshme që kam marrë ndonjëherë. Falemnderit deputetit dhe artistit Adem Mikullovci. Do të përpiqem që të flas më ngadalë në seancat e ardhshme”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Mënyra e shpejtë e leximit të projektligjeve para votimit nga kryekuvendari Veseli bëri që të reagojë deputeti Mikullovci.
Ai përmes imitimit ia bëri me dije Veselit se po lexon shumë shpejt.
“Epo fola zoti kryetar sikur ju, shumë shpejt po lexoni, s’po ju kuptojmë, s’po e di çka po votoj”, kanë qenë fjalët e Mikullovcit i cili me profesion është aktor.
Veseli fillimisht u duk i habitur duke menduar se bëhet fjalë diçka për shëndetin e Mikullovcit dhe më pas ka shpërthyer në gaz duke marrë parasysh vërejtjen e deputetit të Vetëvendosjes.
Vërejtja nga deputeti Mikullovci
Kjo ishte vërejtja më e lezetshme që kam marrë ndonjëherë. Falemnderit deputetit dhe artistit Adem Mikullovci. Do të përpiqem që të flas më ngadalë në seancat e ardhshme. ?
Publiée par Kadri Veseli sur lundi 4 juin 2018