Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha sot hyrja e qindra specializantëve në sistemin e pagave është një hap tejet i rëndësishëm për përmirësimin e sistemit shëndetësor.
Veseli tha se ky vendim tregon një përkushtim të jashtëzakonshëm të institucioneve, por edhe të vetë specializantëve, që kuadrot profesionale të qëndrojnë në vendin e tyre për të kontribuar në përmirësimin e shëndetësisë, për të ofruar shërbime të dinjitetshme shëndetësore për qytetarët.
“Qindra specializantë vullnetarë do të hyjnë në sistemin e pagesave. Ky është një premtim i mbajtur, por mbi të gjitha një hap tejet i rëndësishëm për përmirësimin e sistemit tonë shëndetësor. Ky vendim tregon një përkushtim të jashtëzakonshëm të institucioneve, por edhe të vetë specializantëve, që kuadrot profesionale të qëndrojnë në vendin e tyre për të kontribuar në përmirësimin e shëndetësisë, për të ofruar shërbime të dinjitetshme shëndetësore për qytetarët tanë”.