Para një ore në fshatin Dumosh të Podujevës, ka ndodhur një vet-aksident, raporton Llapi.info
Sipas lexuesit të portalit ku edhe ka dërguar fotot, ky aksident ka ndodhur si rezultat i mospërshtatjes së shpejtësisë dhe se kjo veturë është më targa të Anglisë.
Nga fotot shihet se kjo veturë ka dalur nga rruga kryesore duke përfunduar në livadhet e këtij fshati.
Llapi.info ka kontaktuar me qendrën emergjente të Podujevës dhe se në përgjigjen telefonike të tyre thuhet se nuk është lajmëruar askush nga ky vet-aksident./Llapi.info/