Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Doberdolan të Suharekës, ku pas një vetaksidenti me veturë, një person ka humbur jetën si dhe janë lënduar pesë të tjerë.

Bëhet e ditur se njëra nga pasagjeret e lënduar ka marrë trajtim mjekësor në QKUK, por e njëjta nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, me mjekun kujdestar që ka konstatuar vdekjen e saj.

Ndërkohë, të lënduarit e tjerë pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit janë liruar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.