Një vet-aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Dobratin të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas dëshmitarëve, një automjet ka humbur drejtimin me ç’rast ka përfunduar jashtë rrugës i rrokullisur.
Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Duat Hoxha.
“Rreth orës 15:45 është raportuar se në Dobratin është shkaktuar një vetëaksident trafiku, ku i përfshirë ka qenë një automjet dhe lëndime trupore kanë marrë tre persona. Policia ka dal në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat tjera lidhur me rastin”, ka deklaruar Hoxha.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 64 aksidente trafiku, 19 prej tyre me të lënduar dhe 45 vetëm me dëme materiale.
Policia ka kërkuar nga shoferët që të jenë të kujdesshëm dhe shpejtësinë gjatë drejtimit të automjeteve ta përshtatin me kushtet në rrugë./Llapi.info