Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në fshatin Dumosh të Podujevës, përkatësisht në afërsi të airoportit. Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfirmuar Policia e Stacionit të Podujevës.
Sipas policisë, një kamion është vetaksidentuar në fshatin Dumosh për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet atmosferike të rrugës, duke lënë të lënduar dy persona.
Policia nuk ka dhënë informata tjera lidhur me rastin, për shkak se me rastin në fjalë është marrë trafiku regjional.
Llapi.info mëson se kamioni i vetaksidentuar ishte i kompanisë për menaxhimin dhe recikimin e mbeturinave “Natyra” në Podujevë./Llapi.info