Një veturë është vetaksidentuar para pak minutash në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, raporton Llapi.info
Në bazë të një foto të dërguar nga një lexues i portalit, shihet se një veturë ka dalë nga rruga kryesore ku përveç dëmeve të mëdha materiale, kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lëndimin e tyre e ka konfirmuar për Llapi.info edhe mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të Podujevës, i cili shtoi se tani gjendja e tyre është stabile.
Ndërsa, Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin./Llapi.info