Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetë-aksidenti që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, teksa ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku në fshatin Pakashticë të Podujevës, ku janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

Vlen të theksojmë se vetëm gjatë ditë së djeshme në Kosovë janë regjistruar 42 aksidente, prej tyre sipas Policisë së Kosovës, 19 kanë rezultuar me të lënduar./Llapi.info

Më poshtë pamjet e dërguara: