Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:50 në magjistralën Podujevë- Prishtinë përkatësisht në fshatin Lebanë, njofton Llapi.info.

Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfirmuar Policia e Trafikut Rajonal në Prishtinë, të cilët njoftuan se nga ky aksident nuk ka të lënduar.

“Një veturë është akisdentuar mirëpo nuk ka të lënduar. Marimanga ka dalë në vendin e ngjarjes por nuk ka mundur ta tërhjek veturën”- shtoi Policia për Llapi.info.

Policia nuk ka bërë të ditura detaje tjera lidhur me rastin.

Llapi.info ju sjell këto fotografi ku shihet vetura e vetëaksidentuar./Llapi.info
2
1