Ndonëse po bëhen 6 ditë prej kur ka filluar periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet në Podujevë, interesimi i diasporës është i ulët.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga data 16 shkurt deri më 20 shkurt vetëm 69 aplikime nga jashtë Kosovës janë bërë në këtë institucion.
Këto shifra janë bërë të ditura për Ekonomia Online nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka shpjeguar se numri më i madh i aplikimeve është nga Gjermania, 34 sosh, dhe pastaj nga Zvicra 14 të tjera.
Sipas tij, periudha për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës ka filluar më 16 shkurt dhe do të përfundojë më 23 shkurt. “Vetëm të regjistruarit e suksesshëm mund të votojnë përmes postës në këto zgjedhje”, shpjegoi Elezi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në informacionet që ka publikuar në ueb faqe bën të ditur se “të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.
Duke klikuar KËTU mund të aplikoni