866 euro është vlera e parave të cilat deri më tani janë grumbulluar për sistemin e ngrohjes në Xhaminë e qytetit të Podujevës “Met Podujeva”

Këtë e ka bërë të ditur imami i kësaj xhamie në hytben e kësaj xhumaje, Idriz Bilalli i cili tha se shuma e arritur që nga e premtja e kaluar deri më sot kap vlerën e 866 euro, shkruan Llapi.info.

Sipas tij, kushdo që dëshiron të ndihmoj me ndonjë donacion për ngrohje të Xhamisë atëherë atë mund ta bëjnë deri nesër në ora 12:00 në zyrën e kësaj xhamie pasi që me të nesërmen edhe përfundon ky aksion.

Sipas Bilallit me aq para sa janë mbledhur deri më tani do të fillohet edhe instalimi i sistemit të ngrohjes./Llapi.info