Mirëmbajtja e rrugëve të Komunës së Podujevës është duke u bërë me vetëm tre kamionë.

Këtë e ka bërë të ditur një përfaqësues i kompanisë Vakal i cili tha se rrugët kryesore të Podujevës janë të kalueshme. Sipas tij të pa kalueshme janë vetëm rrugët private., shkruan Llapi.info.

“Gjendja e rrugëve është e kalueshme na jemi tu bo intervenim, prej orëve të mëngjesit, prej orës 3:30 në mëngjes jemi në intervenim edhe rrugët kryesore janë të kalueshme, të pa kalueshme janë do rrugë pak ma private” th ai.

Lexo: Bllokohen rrugët në Balloc, Komuna nuk din gjë (VIDEO)

Sipas këtij përfaqësuesi në terren janë vetëm tre kamionë dhe se është duke u intervenuar atu ku ka më së shumti kërkesa nga banorët podujevas.

“Ka kërkesa të mëdha, normal gjithkund janë blloku tash sa të mundemi me mrri e me i qel. Në terren janë tre kamionë. Dy ngarkues janë në terren, një ngarkues edhe një kamion janë në Kërpimeh, një në Dyz i ka qel rrugët një kamion tjetër, një është në Balloc tash, edhe me krejt kapacitete jemi duke intervenu po tash sa të mundemi me mrri”, përfundoi ai.

Lexo: Bora bllokon fshatrat Revuqë dhe Sibofc të Poshtëm (Foto)

Kompania “Vakal”është kompania e cila ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve në Komunën e Podujevës./Llapi.info