Një femër nga Podujeva është vetplagosur dje me armë zjarri, njofton Llapi.info
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ku më pas e njëjta është liruar në shtëpi.
Sipas PK-së, revolja e llojit “Ekol Tuna” është konfiskuar dhe e njëjta ishte në pronësi të bashkëshortit të viktimës./Llapi.info