Deputeti i Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi, ka thënë se përmes rezolutës së opozitës, pretendojnë ta ndalojnë Presidentin Hashim Thaçi të dialogojë për territorin e Kosovës.
“Ne po bëjmë përpjekje që kjo të ndodh përmes rezolutës, nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të thërrasim protestë”.
Kurteshi ka bërë me dije se janë duke pritur që të nis seanca e thirrur nga opozita, por kjo më gjasë nuk do të ndodh, për shkak se seanca e thirrur nga Qeveria është shtyrë për orës 18:30.
“Kjo edhe një herë dëshmon paaftësinë e opozitës për të marrë çfarëdo vendimi. Kjo qeveri është e paqëndrueshme, ndoshta më mirë është vet të heqin dorë nga qeverisja e vendit”.