Kanë mbetur vetëm edhe rreth 5% e votave për t’u numëruar në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.

Në këtë komunë, ku Lidhja Demokratike e Kosovës fiton zgjedhjet bindshëm, kësaj radhe është më ndryshe. Diferenca mes LDK-së dhe VV-së është vetëm 1445 vota. LDK-ja ka marrë 14 mijë 192 vota ose 38.54%, ndërsa LVV 12 mijë e 747 vota pse 34.62%.

E treta në këtë komunë ka dalë PDK-ja me 6.734 vota ose 18.29 për qind, ndërsa koalicioni AAK-PSD me 4.57 për qind.

Ndryshe, në nivel vendi janë numëruar 98.15 për qind e votave, e në rezultatet e deritanishme prin Vetëvendosje me 25.56 %, e pas saj është LDK me 24.87%./Llapi.info