Lidhur me rastin e dhunës së shfaqur nga profesori i gjimnazit, Sabit Kopalla të shfaqur gjatë ditës së djeshme ndaj një nxënësi, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje e Podujevës, njofton Llapi.info.

Kjo parti, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me dhunën e shfaqur nga ky mësimdhënës si dhe ka kërkuar nga organet kompetente të merren me rastin.

“Lëvizja VETËVNDOSJE! në Besianë, reagon dhe është tejet e shqetësuar lidhur me rastin e rrahjes së nxënësit nga profesori i gjuhës angleze në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”. Raste si kjo janë tejet shqetësues, aq më pak nga një mësimdhënës i Gjimnazit.
Ne si Lëvizje, kërkojmë nga organet kompetente të merren me rastin dhe ta trajtojnë me seriozitetin me të lartë”, thuhet në reagimin e VV-së.Llapi.info