Lëvizja Vetëvendosje në komunën e Podujevës ka vazhduar me mobilizimin e qytetarëve për protestën e 29 shtatorit e cila do të mbahet në Prishtinë, njofton Llapi.info.
Sipas një njoftimi të kësaj partie, qendra Podujevë, thuhet se “gjatë tubimeve me qytetarë vërejmë zhgënjimin me qeverinë dhe presidentin Hashim Thaçi, dhe në anën tjetër gatishmërinë e qytetarëve për të protestuar dhe parandaluar këto marrëveshjet e dhimbshme ashtu qysh i quan edhe vet ky president si marrëveshje të dhimbshme, dhe që merr vendim krye në veti për vendin dhe në dëm të vendit”
Në këtë tubim i cili u mbajt mbrëmë në fshatin Sfeçël dhe Gërdoc, sipas VV-së u tha se “nuk duhet ta lejojmë asnjë politikan që na e sjell në rrezik ardhmërinë dhe sigurinë e pasardhësve tanë, andaj ne në mënyrë madhështore dhe paqësore duhet të PROTESOJMË për të treguar kundërshtimin e popullit për interesin e vendit”./Llapi.info.