Kryetari i kësaj dege në Podujevë, Bajram Ajeti në seancën e mbajtur në Kuvendin e Podujevës ka thënë se për mos përfshirjen e kësaj çështje në rend të ditës nuk është dhënë arsyetim.
“Kemi kërkuar si çështje në këtë seancë që një sheshi në Komunën e Podujevës të emërtohet me emrin e të madhit, Adem Demaçi. Ne si grup asamblistësh i VV-së përmes procesverbaleve që drejtohemi me kërkesa edhe me shkrim, nuk ka përgjigje asnjëherë. Unë mendoj që nga kjo po shkelet jo vetëm statuti, por shkelet edhe ligji”.
“Kështu që a është puna që nuk po doni, a është puna që nuk po dini apo është injorancë. Për çështjen pse nuk është në rend të ditës, nuk është dhënë arsyetim. Prandaj kërkojmë përgjigje me shkrim pse nuk mund të bëhet kjo, dhe nëse po, atëherë kur do të bëhet ”, ka thënë Ajeti
Mirëpo pas fjalëve të tij kryesuesi i kuvendit në Podujevë, Fatmir Gashi, shtoi se kjo temë duhet t’i dërgohet drejtorisë përkatëse.
“Kërkesën e kemi marrë nga LVV, në rend të ditës ka qenë kërkesa për emërtimin e një sheshi. Por, këtë çështje duhet ta dërgoni drejtorisë. ne nga drejtoria përkatëse në komitetin për Politikë dhe Financa kemi marrë vendim që kjo të çështje duhet të i drejtohet kësaj drejtorie. Pastaj ajo drejtori i ndjek procedurat” ka thënë Gashi.
Kujtojmë, kërkesën për të emërtimin e një sheshi në emër të Adem Demaçit, Vetëvendosje e kishte bërë më 30 maj tek kryesuesi i Kuvendit./Llapi.info