Anëtari i VV-së, dega Podujevë, Ajet Potera ka reaguar lidhur me ndërtimin e objektit banesor “Benidona”në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Potera përmes një postimi ne faqen e tij Facebook ka hedhur dyshime për lejen e ndërtimit të këtij objekti. Sipas tij nuk po kuptohet se për sa kate është dhënë leja e ndërtimit nga Komuna, për 8 apo për 10 kate, pasi që fillimisht investitori ka paraqitur projektin me 8 kate por pastaj doli me 10 kate, ka shkruar ai.
Potera i’u ka bërë thirrje qytetarëve të Podujevës ta vlerësojnë këtë situatë, si dhe ka pyetur se kush është përgjegjës për këtë.
Ditë më parë, Llapi.info ishte interesuar për këtë çështje, por pas kërkesës së gazetarit për ta parë lejen e ndërtimit të objektit banesore, Drejtori i Urbanizmit, Durim Salihu, ka larguar nga zyra gazetarin./Llapi.info.
Postimi i plotë: