Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë, ka mbajtur takim mobilizues me aktivistë dhe anëtarë, për të diskutuar në lidhje me situatën politike në vend, si dhe hapat e mëtutjeshëm të Lëvizjes karshi kësaj teme të rrezikshme e cila synon cungimin e territorit dhe ndarjen e Kosovës.

Të pranishëm në këtë tubim ishin shefi i grupit parlamentar Glauk Konjufca si dhe deputeti Liburn Aliu. Mysafir ishte edhe anëtari i kryesisë, Ajet Potera.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka bërë tëditur se do të vazhdojë me tubime tjera mobilizuese me qytetarët në ditët dhe javët e ardhshme