Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë sot duke filluar nga ora 17:00 do të mbajë homazhe në shenjë nderimi për aktivistin e kësaj lëvizjeje, Astrit Deharin, shkruan Llapi.info.
“Shokë dhe shoqe, Qendra e Lëvizjes VETEVENDOSJE!, në Besianë, sot duke filluar nga ora 17:00, në sheshin e qytetit, afër objektit të komunës, thërret aktivistët dhe qytetarët për homazhe në shenjë nderimi për Astrit Deharin, dhe njëherit të shprehim indinjatën tonë të thellë dhe të kërkojmë drejtësi për rastin e shokut tonë”, thuhet në njoftimin e LVV-së qendra në Podujevë.
Astrit Dehari ka ndërruar jetë në rrethana ende të pasqaruara, derisa ndodhej në paraburgim në Prizren./Llapi.info