Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë, sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Fermerëve, njofton Llapi.info
Në një komunikatë të lëshuar nga VV, thuhet se në këtë takim, fermerët llapjanë kanë paraqitur nevojat elementare.
Sipas VV-së, në këtë takim me parashtrimin e disa çështjeve të tjera, do të kërkohet që të ndalen, siç citohet në komunikatë, keqpërdorimet në ndarjen e subvencioneve.
“Ne përpos qe u dakorduam me kërkesat e tyre, kërkuam që kësaj liste të kërkesave prioritare të iu shtohen edhe dy kërkesa eventuale:
1. Ndërrimi i qasjes së ndarjes dhe shpërndarjes se subvencioneve, dhe
2. Pjesëmarrja eventuale në përcaktimin e kritereve për ndarje të subvencioneve nëpërmes kërkesave.
Ne mendojmë qe kjo është mënyra e mundshme për ndaljen e keqpërdorimeve në ndarje të subvencioneve”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Sot, në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Besianë pritëm përfaqësuesit e Shoqatës së Fermerëve në Komunën e Besianës.
Në takim
fermerët paraqitën nevojat dhe kërkesat e shumta duke filluar nga ato me
elementare:
1. Gjendja shëndetësore e kafshëve.
2. Periudha e shkurtër e aplikimit, gjë e cila iu pamundëson rregullimin dhe
përgatitjen e aplikacionit për aplikim.
3. Ndihma dhe përgatitja e planit nga organet komunale në mënyrë që fermerët
mos të paguajnë për planin i cili mund edhe të mos realizohet si dhe organizimi
i trajnimeve për fermerë.
Ne përpos qe u dakorduam me kërkesat e tyre, kërkuam që kësaj liste të
kërkesave prioritare të iu shtohen edhe dy kërkesa eventuale:
1. Ndërrimi i qasjes së ndarjes dhe shpërndarjes se subvencioneve, dhe
2. Pjesëmarrja eventuale në përcaktimin e kritereve për ndarje të subvencioneve
nëpërmes kërkesave.
Ne mendojmë qe kjo është mënyra e mundshme për ndaljen e keqpërdorimeve në
ndarje të subvencioneve.
Lëvizja VETEVENDOSJE! Qendra në Besiane iu ofron mbështetje të parezervë fermerëve Llapjanë duke iu dëshiruar punë të mbarë dhe gatishmëri në përmbushjen e interesave qytetare.